Agim Bahtiri akuzohet për punësime me të njofshëm – Punësoi në Ekonomi profesorin me mesatare 7.2, ndërsa e rrëzon magjistrin me 9.38 👨‍🏫

Në konkursin për punësim të stafit profesional në shkollën e mesme ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, komuna ka bërë një përzgjedhje që po quhet skandaloze, shkruan Mitropol.

Në konkurs për profesor të Sociologjisë ka fituar Muhamet Shala me nivel Bachelor dhe mesatare 7.2, për të cilin inspektorati i punës e shpalli tri herë të jashtëligjshëm punësimin e tij.

Në po këtë konkurs, aplikuesi Jahir Sumiçi tha se iu bë e padrejtë duke mos e pranuar në punë, edhe pse ka diplomë masteri në Sociologji, me mesatare 9.38, dhe të njohur ndërkombëtarisht, që është nivel më i lartë se personi i përzgjedhur.

Sumiçi ka hedhur akuza duke thënë se kjo përzgjedhje u bë pasi Muhamet Shala është i afërt me kryetarin Agim Bahtirin, shkruan Mitropol.

Para një viti e gjysmë ky konkurs ishte manipuluar poashtu, me ç’rast ishte dëmtuar aktivisti i Levizjes Vetëvendosje, kandidati Ramadan Beshiri.

Pas reagimeve publike madje edhe mediale konkursi është anuluar nga Inspektoriati i Punës. Rishpallja e konkursit ka ndodhur në muajin maj-qershor 2021, dhe prapë është manipuluar konkursi me të njejtin kandidat të pranuar.

Për manipulim e këtij konkursi akterët lokal janë paralajmëruar qysh në janar të këtoj viti, prej ku dihej se Muhamet Shala ishte pranuar para hapjes së konkursit.

Lexojeni postimin e plotë të tij:

KOSOVA, aty ku nuk është me rëndësi shkollën ku e ke kry e as me çfare suksesi e ke kry!
Me 21/04/2021 aplikoj për pozitën e profesorit në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, me një notë mesatare 9.38 Magjistër i Sociologjisë, 157.5 ECTS, diplomë të njohur ndërkombëtarisht etj etj. Nuk pranohem në punë, normalisht, sepse unë nuk e njoh dhe as nuk kam asnjë lidhje me kryetarin e komunes, as drejtorin e drejtorise përkatëse.

Paramendojeni të dashtun, pranohet në punë në poziten “Prof i Sociologjise” në shkollën ekonomike “Hasan Prishtina”, personi që inspektorati i punës e shpall të jashtëligjshme 3 herë pranimin e tij në këtë pozitë!

Personi në fjalë ka notë mesatare 7.20, pastaj nivelin Bachelor në shkenca politike, pra përveç që është me sukses nën mesatar, ai i ka të përfunduara vetëm 15 provime në fushën e Sociologjisë në krahasim me mua 45.

Personi në fjalë pranohet në punë para atyre që e meritojnë për shkak të jaranisë familjare që e ka me kryetarin e Komunes, asgjë më shumë.

Me një fjalë, në këtë qytet NEPOTIZMI ka emër, KRIMI ka emër, PADREJTËSIA KA EMËR!

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x