Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk ka treguar nëse do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të viti 2021.

Bahtiri, i cili ishte kandidat i AKR-së fitoi zgjedhjet komunale në Mitrovicë për dy mandate radhazi që nga viti 2013.

I kontaktuar nga lajmi.net, Bahtiri ka thënë se janë strukturat e partisë ato të cilat vendosin për këtë.

“Janë strukturat të cilat janë përgjegjëse për të përcaktuar kryetarët e mundshëm të partisë, nuk jam unë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkohë, gjatë një takimi që kishte pasur me kreun e VV-së, Albin Kurti, gjatë muajit të kaluar Bahtiri kishte deklaruar se ishte ftuar për të qenë pjesë e qeverisë, por ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

“Më kanë ftuar të jem pjesë e Qeverisë, por do të qëndroj në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se Bahtiri udhëheq më Mitrovicën që dy mandatë, që nga viti 2013, kur i fitoi për herë të parë zgjedhjet komunale. Në atë kohë AKR-ja e cilësonte Mitrovicën si bastion të saj.

Ndërsa, gjatë viti 2018 ai dha dorëheqje nga kjo parti, duke kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x