Ashkalinjtë s’kanë kushte për Kurtin, po presin vetëm takimin me fituesin e zgjedhjeve

Ashkalinjtë s’kanë kushte për Kurtin, po presin vetëm takimin me fituesin e zgjedhjeve
11/03/2021 | 21:33

Ndryshe nga turqit, përfaqësuesi ashkali në Kuvendin e Kosovës, Resul Makreshi, paralajmëron ta votojë pa kushte Qeverinë e re, Kurti II.

Gjatë ditës kryetari i KDTP-së, Fitim Damka, tregoi kushtin e turqve për ta votuar qeverinë që pritet ta formojë fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti. Damka tha se kërkojnë një ministër në këmbim të votës për qeverinë e liderit të Vetëvendosjes.

Por, për dallim nga turqit, ashkalinjtë nuk kanë ende ndonjë kërkesë specifike për Kurtin në këmbim të votës për qeverinë e tij.

Resul Makreshi, kryetar i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, e cila ka fituar një mandat të deputetit në Kuvendin e Kosovës, tha për të enjten për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se nuk do të kërkojnë ndonjë post ministror në Qeveri e re, e as nuk ka kushte për kreun e VV-së Albin Kurtin.

Ndonëse vetë nuk ka i arritur votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, mandatin për deputet të PAI në legjislaturën e ardhshme, më 14 shkurt, e ka fituar bashkëpartiaku i tij Bekim Arifi.

Por, nëse jo kushte, kryetari i PAI paralajmëron që partia e tij të ketë disa kërkesa për qeverinë e re, por thotë se ende nuk i kanë biseduar.

0 0 vote
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x