Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, përmes një postimi të bërë në FB, ka thënë se ribrendimi politik i LDK-së është nevojë e kohës, domosdoshmëri e emancipimit politik në vend, dhe reflektim mbi thirrjen e zëshme të elektoratit tonë.

“Me kohezion të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Me vetmohim dhe ofertë për Republikën!

LDK shkon përtej çdo emri të përvetshëm, pos njërit, emrit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

LDK mbijeton çdo individ, sepse LDK mund të tejkalojë çdo ideologji, çdo sfidë, çdo goditje! E dalë nga besimi politik i popullit për liri e pavarësi, LDK sot duhet të jetë kauzë për shtetndërtimin, vizion për Republikën”, ka shkruar ai.

Teksa krejt në fund shkruan:Po, mundemi! Unitet në dallime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *