Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre sonte rreth orës 19:00 në Prizren. Dyshohet se relacioni mes dy viktimave është babë dhe bijë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin./GazetaKlan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *