EKSKLUZIVE: Faton Peci pritet të kandidohet për kryetar të Mitrovicës nga LVV-LV, Bahtiri jashtë loje✌🏻

Faton Peci, deputeti i sapozgjedhur mitrovicas, pritet të jetë kandidati i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa për kryetar të Mitrovicës, njofton Mitropol.

Burime të brendshme të Mitropol bëjnë të ditur se përflitet se Albin Kurti ka hequr dorë nga ri-kandidimi i Agim Bahtirit edhe për një mandat, duke bërë marrëveshje që Peci të kandidohet në krye të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale këtë vit.

Ky kandidim siç flitet do ndodhë pasi Peci të shërbejë për disa muaj si zëvendëskryeministër i Kosovës, nga ku më pas do kalojë në garën për të parin e Mitrovicës.

Këto janë bisedat e brendshme që po zhvillohen tash për tash, ndërsa situata mund të ndryshojë vetëm në rast se do ketë zhvillime të papritura politike në muajt në vijim./GazetaKlan/

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x