Home Uncategorized Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

425
0

Përveç grupit të tij paraushtarak, GazetaKlan, ka mësuar ekskluzivisht se grupit të Radojiçiq iu është bashkëngjitur edhe një grup tjetër.

Sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, brenda hallkave të sigurisë në vend, në biznesin e Zvonko Veselenoviq, në “Novi Pazar Put” janë duke qëndruar grupet ekstreme serbe edhe të grupit famëkeq serb “Veljko Belivikut”.

Në këto pamje shihet edhe hoteli në të cilin ata dyshohet se po qëndrojnë, e që në këtë biznes, dyshohet edhe për vendosje të armatimeve.

Po ashtu Tëvë1 ka mësuar se bashkëpunëtor i këtij grupi famëkeq, është edhe Novak Nediq, Sekretar i Përgjithshëm i qeverisë në Serbi, i riemëruar në qeverisjen e re të presidentit, Aleksandër Vuçiq, i cili edhe në këto fotografi, shihet se është shumë i afërt me grupet ekstreme serbe, pjesëtarë të së cilëve morën pjesë në protestat e dhunshme në Zveçan, të cilët u vërtetuan përmes shenjave të vendosura në kapelat e tyre.

Nediq, tash e dhjetë vite mbanë postin e njëjtë në Qeverinë e Serbisë.

Tëvë1 gjithashtu ka mësuar se anëtar i grupit “Vejljo Belivuk” është edhe Aleksandër Vidojeviq, i cili ka afërsi me, Danilo Vuciq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por edhe me Novak Nediqin.

Se në Serbi, po mbahen trajnime nën koordinimin e Milan Radojiqit e ka thënë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“ Radojiçiq është duke mbajtur takimet të rregullta, me zyrtarët të lartë të Shërbimit Sekret serb, BiA, ambientet e firmës Jabllanovica në Rashkë, ngjashëm me ato të “Novi Pazar Put”… Trajnimet drejtohen nga ushtarak të pensionuar serb, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, të cilët kanë njohur shumë të mira për Kosovën, mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës tek ne” , tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here