Gurthyesit që vepronte në Cërrnushë i ndalohet aktiviteti për mosposedim të lejës mjedisore

Gurthyesit që vepronte në Cërrnushë i ndalohet aktiviteti për mosposedim të lejës mjedisore ❌

Pas protestave të njëpasnjëshme e peticionit dhe kërkesave të shumta të banorëve të Kçiqit të Madh për ndërprerjen e punës së gurthyesit të kompanisë “Lirigzoni” në Cërrnushë, më në fund gurthyesit i ndërprehet puna, shkruan Mitropol.

Lajmin e bëri të ditur aktivisti Imer Fejza, i cili tashmë është i angazhuar në Ministrinë e Mjedisit.

Ai tha se banorët fituan sepse kishin të drejtë, sepse u organizuan dhe sepse tash kemi një Qeveri të përgjegjshme.

Postimi i plotë: 👇🏻

Gurthyesit në Kçiq të Madh të Mitrovicës, për mosposedim të lejës mjedisore, I NDALOHET VEPRIMTARIA!

Të dashur banorë të fshatit Kçiq i Madh,

fituam sepse kishim të drejtë. Fituam sepse u organizuam. Fituam sepse tash kemi qeveri të përgjegjëshme. Na presin shumë punë të tjera, do punojmë e fitojmë përherë bashkë.

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Fshatit, falënderoj secilin për angazhimin.

Urime💚

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x