Gazeta Klan Kosova

www.GazetaKlan.com

Uncategorized

“Heshtet” pengimi i votimit në veri nga drejtorët

SHKARKIMI I KRYETARËVE

“Heshtet” pengimi i votimit në veri nga drejtorët

Rreth një muaj nga përfundimi i votimit të 21 prillit, institucionet e Kosovës nuk kanë marrë masa ndaj zyrtarëve serbë që nuk lejuan mbajtjen e këtij procesi në 33 objekte shkollore. Derisa në KQZ nuk kanë dhënë informacione në lidhje me këtë çështje, nga Prokuroria kanë njoftuar se prej këtij institucioni nuk kanë pranuar ndonjë të dhënë apo kallëzim penal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj zyrtarëve serbë që nuk lejuan shfrytëzimin e objekteve shkollore për votimin e 21 prillit.

Anëtarë të KQZ-së, tri javë më parë, kanë kërkuar që informacionet e Sekretariatit në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit zgjedhor nga drejtorët e shkollave në veri t`i përcillen prokurorisë. Por, prokurorja Laura Pula ka konfirmuar se deri më tani nga KQZ-ja nuk është bërë ndonjë kallëzim.

“Për momentin asnjë kallëzim penal nuk kemi pranuar nga KQZ-ja në lidhje me çështjen në fjalë”, ka thënë shkurt ajo.

Për veprimet apo mosveprimet të premten përgjigje nuk dhanë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Megjithëkëtë ndjekja e zyrtarëve të shkollave në veri është duke u parë problematike nga avokati Florim Shefqeti. Sipas tij, para këtij veprimi institucionet duhet të merren me menaxhimin e objekteve shkollore nga strukturat ilegale.

“Ne nuk kemi informacione, por me sa ne kemi kuptuar, ato institucione nuk menaxhohen nga Republika e Kosovës. Prandaj tek aspekti i shtrimit të legjislacionit në kuptim organizativ do të jetë sfidë paraprake e cila duhet të trajtohet para se të veprohej me kallëzime penale në mënyrë që të mos dështojnë si të tilla”, ka thënë ai.

Sipas Kodit Penal, pengimi i procesit zgjedhor dënohet me burgim nga 1 deri në 2 vjet.

Avokati Shefqeti thotë se nëse shkollat do të menaxhoheshin nga institucionet e Kosovës drejtorët e shkollave do të duhej të përballeshin edhe me masa të tjera. “Prokuroria e Shtetit ka obligim që sipas detyrës zyrtare të hetojë rastet kurdo që bien në informacion për një vepër të pretenduar, të dyshuar, të kryer dhe së dyti Kodi Penal e ka përcaktuar dënimin prej 1 viti deri në 2 vjet.  Këtu lind edhe aspekti i tretë që bie në përgjegjësinë administrative të drejtorëve, sepse sikurse të ishte një drejtor i një shkolle me planprogram dhe menaxhim kosovar normalisht që do të duhej të shkarkohej, sepse është mosrespektim i vendimeve të nivelit ekzekutiv”, ka thënë Shefqeti.

Procesi i votimit të 21 prillit në katër komunat në veri është zhvilluar në 23 qendra të votimit, në mesin e tyre edhe kontejnerë. Qasje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk iu ofruan në 33 objekte shkollore.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *