Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se sjellja e tyre karshi konstituimit të institucioneve varet nga dhjetë qëndrimet që ia kanë paraqitur atyre në tavolinë.

Ani pse tha se ky takim ishte i mirë dhe konstruktiv, Hoxhaj tha se Kurti fillimisht duhet përgjigjet për dhunën politike e një sërë temash tjera.

Po megjithatë tha se vendimin final për zgjedhjen e presidentit do ta marrin në organet e partisë.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV, Albin Kurti dhe Osmani. Qasja jonë në takim ka qenë konstruktive, por edhe parimore. Kemi pasur kërkesa të qarta që i kemi ngritë. Sëpari ne mendojmë se para se të flitet për personin për president, duhet të flitet për parime. Pasi ne kemi nevojë për liderë që reflektojnë në unitet. Ne kemi kërkuar nga zotëri Kurti dhe Osmani qartësi për politikën e jashtme. Sjellja jonë në konstituimit të institucioneve të vendit varet prej qëndrimeve që i kemi ngritur në takim. Distancimi prej dhunës politike, dialogu me Serbinë dhe kërkim falja, anulimi i asociacionit rishikimi i vijë kufitare me Malin e Zi, marrëveshja e Uashingonit, mini-shengeni, reciprociteti me Serbinë”,

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x