Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në propozimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.

Në mbledhjes e sotme, qeveria miratoi bordin e ri të ndërmarrjes Trepça.

 

Bordi mbikëqyrës përbëhet nga: Bahri Hyseni, kryesues; Ibrahim Krasniqi, anëtar, Muharrem Peci, anëtar, Bujar Bilalli, anëtar dhe Xhevdet Tahiri, anëtar.

 

“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim të këtij bordi mbikëqyrës, përkatësisht pesë anëtarëve të tij. Kush është për? Faleminderit. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka… Më falni, një abstenim. Një abstenim. Konstatojmë se miratohet”, tha Kurti.

 

 

 

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x