Shkelzen Gashi për përgënjështrimin e Besnik Bislimit: Kjo është ekstra-ultra-super skandaloze

‘Ekstra-ultra-super skandaloze’ e ka quajtur Shkelzen Gashi përgenjështrimin që iu bë sot zv.kryeministrit Besnik Bislimi nga Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Zëvendësi i Albin Kurtit, Besnik Bislimi shkroi se ka marrë përkrahje nga Berge për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Zyrtari evropian e rishpërndau postimin e Bislimit, duke mohuar se e ka thënë atë që e pretendonte zëvendëskryeministri i Kosovës.

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkelzen Gashi, e quan skandal të madh, ndërsa ka ironizuar me bashkëpunëtorin e tanishëm të Kurtit.

“Kjo është ekstra-ultra-super skandaloze. ajo që po më habit më së shumti është se kjo po i ndodhë një personi me koeficient të lartë të intelegjencës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Bislimi sot ka njoftuar se është takuar me zv.sekretarin e Përgjtihshëm të KiE-së dhe se ai e ka mirëpritur nismën e Kosovës për aplikim në institucionin që ai e përfaqëson.

“Kënaqësi ta takoj zv.sekretarin e KiE, Bjorn Berge, gjatë qëndrimit tim në Strasburg. i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar zv.kryeministri.

Ndërsa, zyrtari i lartë i KiE-së e demantoi, duke thënë se kjo nuk ishte e saktë.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x