Ulet çmimi i naftës, rënie kaq të madhe nuk ka pasur dy vitet e fundit

Në bursat botërore ka rënë sërish çmimi i naftës. Një barel e naftës së papërpunuar “brent” tani kushton 111 dollarë.
Rënie kaq të shpejtë të çmimit të naftës nuk ka pasur dy vitet e fundit.

Rënia vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do ta rrisë prodhimin e naftës. Kjo rritje, por edhe rritja e prodhimit nga vendet tjera anetare të OPEK-ut, mund ta kompensojnë mungesën e paraqitur pas çrregullimit që ndodhi me shitjen e naftës nga Rusia për shkak të sanksioneve ekonomike.

Edhe SHBA-të kanë kërkuar nga kompanitë që ta rrisin prodhimin e naftës.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x