Visar Ymeri gati për aderim në LDK, i thur elozhe kryetarit Abdixhiku

1 minute, 16 seconds Read

Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendose që tani është veshur me petkun e analistit Visar Ymeri i cili nëpër debate televizive hedhë vrerë ndaj Kryeministrit Kurti, si duket është përafruar me qëndrime me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe po bëhet gati të aderoj.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një statusi në facebook i ka thurur elozhe dhe ka përgëzuar kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku duke e shprehur haptas admirimin e tij për paraqitjen e mbrëmshme të Abdixhikut në një emision televiziv shkruan KosovaNews.

Duke e kritikuar si zakonisht kryeministrin Kurti për mungesë të maturisë në dialog , ai thotë se qëndrimet e kryetarit të LDK-së janë racionale e të kujdesshme duken politika që po i mungojnë Republikës së Kosovës. “Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar” ka thënë Ymeri
Muaj më parë edhe ish-deputetja e VV-së dhe më vonë bashkëpartiakja Visar Ymerit në Partinë Socialdemokrate Shqipe Pantina kishte aderuar në LDK pas disa paraqitjeve nëpër debate televizive kinse si analiste e pavarur.

Se a do ta bëj të njëjtën gjë edhe Visar Ymeri kjo mbetet të shihet në ditët apo muajt e ardhshëm.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *