Vjen reagimi i parë nga VV për skandalin diplomatik të Besnik Bislimit

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur rreth asaj që po cilësohet si skandal diplomatik, ku Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Përgjithshëm të Evropës, Bjorn Berge, e ka demantuar zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi, në lidhje me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm.

Dugolli tha se ka keqkuptim mes mënyrës se si transmetohet ky reagim i Berge, teksa shtoi se edhe në Bashkimin Evropian, por edhe në Këshillin e Evropës, zyrtarët atje mundohen të jenë më të rezervuar sa i përket deklaratave.

“Besoj që këto skandale në thonjëza më shumë i fryjnë në Kosovë se sa ne BE dhe në Këshillin e Evropës, për shkak se ai nuk e ka thënë që Kosova nuk duhet të aplikon, nuk e ka thënë. Ne në Kosovë jemi të prirë nganjëherë që të bëjmë “yrysh” që ta marrim një kundërshtim apriori, që dikush e ka thënë i Evropës”, është shprehur Dugolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, deputeti i VV-së tha se nuk prishen punët me një reagim të tillë, ku tha se ndoshta zyrtari i Këshillit të Evropës mund t’i ketë edhe arsyet e veta për një reagim të tillë.

“Zëvendëskryeminsitri po e bën një punë të jashtëzakonshme. Nuk prishet puna me një reagim. Ndoshta zyrtari i ka arsyet e veta se pse nuk do që ta bëjë publik pohimin e tij. Rruga jonë për në Këshill të Evropës është e pandalshme”, ka thënë Dugolli, njofton Klankosova.tv.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x