Zyrtare: LDK zyrtarizon Anton Qunin për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Prizren me ish-luftëtarin e UÇK-së dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Anton Quni.


Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Andixhiku, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Antoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithëherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë – bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.

Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x